Pyetje të Shpeshta (FAQ)
Gjithçka që duhet të dini për kurset, meditimin dhe aktivitetet tona
Përgjigje për fillestarët
Çfarë është Budizmi dhe a duhet të jem budist për të marrë pjesë?
Nuk është e nevojshme të jesh budist për të marrë pjesë. Ne mirëpresim të gjithë që duan të mësojnë meditimin dhe Darmën – mësimet e Budës.
A ka ndonjë kosto për kurset dhe aktivitetet?
Shumicat e klasave publike janë me donacion – jep sa të duash apo sa ke mundësi të japësh, ndërsa të tjerat kanë një kontribut simbolik për mbulimin e shpenzimeve të qendrës. Detajet gjenden te faqja e secilit kurs.
Si të përgatitem për një kurs meditimi?
Merr rroba të rehatshme, një mendje të qetë dhe gatishmëri për të praktikuar. Nuk ka nevoja të tjera speciale.
Ku zhvillohen kurset dhe aktivitetet?
Shumica e aktiviteteve zhvillohen në qendrën tonë në Tiranë (afër Vasil Shanto), por ndonjëherë edhe online ose në ambiente të tjera. Shiko programin tonë për më shumë detaje.
Si mund të kontaktoj qendrën për pyetje të tjera?
Mund të përdorësh formularin e kontaktit në faqen Na Kontaktoni ose të na shkruash direkt në email/WhatsApp.
